LAJMI I FUNDIT:

Grevë e dymijë punëtorëve të Amazon në Gjermani, kërkojnë paga më të larta

Grevë e dymijë punëtorëve të Amazon në Gjermani, kërkojnë paga më të larta

Më shumë se 2.000 punëtorë në shtatë qendrat e shpërndarjes Amazon në Gjermani kanë hyrë në grevë, duke kërkuar një rritje të pagave, ka thënë sindikata Verdi, me njoftimin se greva zgjasë të paktën dy ditë.

Greva, nën moton “Nuk ka më shumë zbritje në të ardhurat tona,” filloi në natën në mes të dielës dhe të hënës, dhe përkoi me “Prime Day”, kur Amazon për abonentët e saj të “Prime” ofron zbritje.

“Ndërsa Amazon popullarizohet ‘me gjueti të uljes në ditën goditjes” duke ofruar ulje të mëdha, punonjësit janë të privuar nga të ardhurat prej të cilave jetojnë,” tha eksperti i sindikatës Verdi, Orhan Akman.


Amazon nuk ka specifikuar numrin e saktë të të punësuarve të cilët janë në grevë, por është thënë se nuk do të ketë ndikim në dërgesat për konsumatorë.

“Kompania duhet më në fund të pranojë marrëveshje kolektive mbi pagat për sektorët e shitjes me pakicë dhe porositë me e-mail,” tha Akman.

Amazon administron 12 depo në Gjermani dhe dje njoftoi se ka në plan të hapë edhe një të tjetër këtë vit, e cila do të sjellë më shumë se 2.800 vende pune me kontrata me kohë të pacaktuar.

Amazon po udhëheq një luftë të gjatë me sindikatat në Gjermani që kërkojnë paga dhe kushte më të mira për punëtorët në qendrat e logjistikës, ku sindikatat kanë organizuar greva të shpeshta që nga viti 2013. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori