Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “është parë se si Ramush Haradinaj respekton Gjermaninë e Francën dhe liderët e tyre”. Këtë deklaratë Daçiqi e bëri duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Francës, ku tha se po rrite roli i Francës në arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke ftuar presidentin Macron të angazhohet edhe më shumë në këtë drejtim.
Shefi i diplomacisë serbe, siç raporton Tanjugu, duke folur për “TV Prva”, tha se qëndrimi i Haradinajt është parë edhe gjatë takimit të fundit në Berlin, kurse vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi, Daçiq e sheh si një mesazh të mirë për Kosovën, “për vetë faktin se ai vjen në Beograd e nuk shkon në Prishtinë”.
“E shoh se sa Haradinaj respekton rolin e Francës. Ata [udhëheqësit e Kosovës] më nuk e dinë ku godasin”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi.
Më tej Daçiq ka treguar se si është sjellë Haradinaj në takimin e Berlinit, duke thënë se “ai ka nënçmuar kancelaren Merkel dhe presidentin Macron”.
“Ata në një moment i thanë: ‘Shfuqizojeni taksën, kurse ne do të sigurojmë që t’ju hiqen vizat’, kurse Haradinaj tha: ‘Kush do ta na garantojë këtë?’”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se “Haradinaj me këtë ka treguar se Macron dhe Merkel për Prishtinën nuk janë kurrfarë garancie”.
Daçiq vlerësoi se Haradinaj nuk do të sillej në atë mënyrë sikur të mos kishte dikë pas shpine, dhe shtoi se çështja është se kush vërtetë dëshiron të arrihet përparim në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
“Le të fillojmë së pari që sërish të negociojmë e jo që Prishtina të inkurajohet që vazhdimisht të kryejë disa akte të njëanshme”, tha Daçiq.
Në pritjen në Ambasadën franceze në Prishtinë, me rastin e Ditës së Rënies së Bastijës, kryeministri i Kosovës Haradinaj tha se roli i Francës në arritjen e një marrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës po rritet dhe i bëri thirrje Macron të angazhohet edhe më shumë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ju falënderuar për këtë dhe i bëj thirrje presidentit francez të angazhohet më shumë në adresimin e kësaj çështjeje. Ajo që nevojitet tani është gjetja e një kuadri për njohjen reciproke të kufijve ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që është thelbësore për dialog të mëtejshëm”, tha Haradinaj.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit