LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Jemi të gatshëm për bisedime të reja, nëse Mitsotakis është gati

Mickoski: Jemi të gatshëm për bisedime të reja, nëse Mitsotakis është gati

Perspektiva evropiane nuk është prona e tyre dhe nuk kanë të drejtë të shfuqizojnë të ardhmen e qytetarëve. Për këtë arsye unë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi morëm që të lobojmë që Maqedonia të marrë datë në tetor, tha lideri i opozitës Hristijan Mickoski në një intervistë për gazetën serbe “Politika” duke komentuar punën e Qeverisë në integrimin evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është e nevojshme që shteti dhe njerëzit të dënohen për shkak të qeverisje kriminale të Zaevit. Nëse Maqedonia nuk merr datë në tetor, Zaev dhe pjesa tjetër rreth tij do të duhet të shkojnë në pension politik, ndërsa OBRM-PDUKM do të vijë me një ekip të ri, kompetent dhe të ndershëm, e cila do të kryejë reformat dhe do të fus Maqedoninë në BE. Humbja e vetme do të jenë këto tri vite në të cilat Zaev solli jetë vetëm për veten dhe të afërmit e tij, ndërsa e ktheu Maqedoninë dhjetë vjet mbrapa”, tha Mickoski.

Sipas tij, Zaev duhet të japë dorëheqjen pas inçizimeve të publikuara me komedianët rus.


Ai përsëriti edhe njëherë se është i gatshëm të filloj negociata të reja me Greqinë për emrin nëse Mitsotakis është gati për këtë.

“Nëse Greqia tregon gatishmërinë për ta bërë këtë, ne nuk shohim ndonjë arsye pse kjo çështje mos të hapet përsëri. Partnerët ndërkombëtarë mbështesin marrëveshje midis dy vendeve, por përmbajtja e saj është me rëndësi dytësore. Do të ishte e pranueshme për ta gjithçka që ishte rënë dakord”, tha Mickoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori