Ai nuk është më president i Ukrainës, por një dyshe prankerash rusë e imitojnë Petro Poroshenkon, kësaj here përmes një telefonate në Maqedoninë e Veriut. Ka dyshime, se kush qëndron pas këtyre telefonatave false.
Një dyshe humoristësh (pranker) rusë, për të cilët supozohet se bashkëpunojnë me shërbimet sekrete, kësaj here pati në shënjestër Maqedoninë e Veriut.
Prankerat rusë Leksus dhe Vovan, Vovan, Vladimir Kusnezov, Aleksej Stoljarov, e kanë kthyer Petro Poroshenkon në shënjestër të shakave ruse në telefon, duke i telefonuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Një ditë në gusht 2018 bie zilja e telefonit të Zoran Zaevit. Një zë burri e përshëndet atë në anglisht me një theks europiano-lindor. “Zoti president, Ju jeni??” pyet Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, që dikur quhej Republika e Maqedonisë. “Po, unë jam. Shpresoj, që moti është i mirë në Maqedoni”, përgjigjet zëri.
Zaev mendon, se është duke folur me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko. Por në fakt ai flet me prankerat rusë, që e quajnë veten Vovan dhe Leksus e në të vërtetë janë Vladimir Kusnezov und Aleksel Stoljarov. Pranker janë njerëzit, të cilët në telefon paraqiten si dikush tjetër për ta vënë në lojë bashkëbiseduesin. Kjo bisedë e regjistruar dhe dy telefonata të tjera me Zaevin, të regjistruara me gjasë në shkurt dhe prill 2019, të dy rusët i publikuan në youtube më 8 korrik.
Ukrainasit dhe amerikanët nga SHBA-ja si objekte humori
Regjistrimi dëgjohet mirë dhe menjeherë pas fjalëve të kortezisë lidhur me motin “Poroshenko” kalon tek “agresioni rus”, që “ka mbërritur tashmë“ edhe në vendin e Zaevit. Ai përmend zhvillimet në Greqi, me sa duket për të zgjuar besimin, ose për të marrë ndonjë vlerësim për gjendjen. Asokohe, verën 2018, Greqia dëboi diplomatët rusë nga vendi. Akuza ishte: Tentativë për të penguar përmes ryshfetit marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për zgjidhjen e kontestit për emrin e vendit. Marrëveshja megjithatë më vonë hyri në fuqi.
Në mediat ruse, që kanë raportuar këto ditë për telefonatën e rreme, as që përmendet episodi në fjalë. Në vend të kësaj ato fokusohen në faktin, që dy rusë sërish e kanë vënë në lojë Poroshenkon duke bërë që ai të duket si i mefshët.
Sipas tyre “Poroshenko” i ka treguar Zaevit, se ka lidhje me Aleksandrin e Madh.
Vovan dhe Leksus, të dy në fillim të 30-ve në moshë, janë të njohur për një publik të gjerë në Rusi qysh nga viti 2014, viti kur u realizua aneksimi i Krimesë. Ata kanë vënë në lojë njerëz nga fusha e sportit, politikës dhe spektakleve, por shënjestra numër një e tyre ka qenë presidenti Poroshenko, i pasuar nga ish-kryeministri ukrainas Arsenij Jazenjuk. Ata madje ia kanë dalë që të telefonojnë edhe me senatorin John McCain, që ndërkohë ka ndërruar jetë, me të ngarkuarin e posaçëm për Ukrainën Kurt Volker ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Dyshime për bashkëpunim me shërbimet sekrete
Përzgjedhja e viktimave, fakti, që politikanët rusë në përgjithësi nuk ngacmohen prej tyre, fakti që ata kanë akses tek numrat e telefonit të politikanëve të nivelit të lartë, kanë bërë që ndaj dyshes së prankerëve rusë të lindin dyshimet, se punojnë për shërbimet sekrete ruse.
Këtë dyshim e ka shprehur edhe Svjatoslav Zeholko, zëdhënësi i shtypit i presidentit Poroshenko. Kjo pasi në vitin 2016 të dy prankerat janë përpjekur që New Your Times të botojë një intervistë te rreme me Poroshenkon. Por reporterët e kësaj gazete pyetën zyrën e shtypit të presidentit dhe gënjshtra doli në pah. Zeholko akuzoi për këtë shërbimet sekrete ruse. Prankerat Vovan dhe Leksus e mohuan këtë.
Si ra Elton John viktimë e pranverave rusë
Prankerat e tepruan me lojën e tyre edhe për Kremlinin. Në shtator 2015 Vovan (Kusnezov) duke u paraqitur si Vladimir Putin i telefonoi këngëtarit britanik Elton John, që e ka pranuar homoseksualitetin e tij. Popstar e konsideroi si të vërtetë telefonatën dhe bisedën miqësore me Putinin e bëri publike në llogarinë e tij në Istagram.
Ai e pati falënderuar presidentin rus që angazhohet për çështjet e LGBT dhe i pati propozuar një takim personalisht. Kremlini u detyrua të reagojë. Putini i vërtetë i telefonoi Elton John-it dhe i shprehu keqardhjen për këtë „telefonatë të djemve“, sikurse i quajti ai prankerat.
Arsyeja se përse të dy ata sërish vënë në lojë Poroshenkon, ndonëse ai nuk është më në post që prej dy muajsh, nuk është e qartë. Ndoshta këtu luan rol edhe fakti, që më 21 korrik në Ukrainë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe prej nga parashikohet që partia e Poroshenkos të jetë një ndër forcat më të mëdha opozitare. /dw/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët
Sekretari i Jashtëm britanik në Ukrainë, zbulon shumë e re të ndihmës financiare
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?