LAJMI I FUNDIT:

Zaev për bisedat telefonike: Jam viktimë e sinqeritetit tim, kjo strukturë ka synim vendet me aspirata euroatlantike

Zaev për bisedat telefonike: Jam viktimë e sinqeritetit tim, kjo strukturë ka synim vendet me aspirata euroatlantike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në konferencë për shtyp është sqaruar në lidhje me bisedat telefonike të cilat u publikuan sot, në të cilat dy komikë rusë në mënyrë të rrejshme janë prezantuar si presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kanë biseduar me Zaevin.

Ai tha se është viktimë e sinqeritetit të tij dhe transparencës që ka me të gjithë, duke shtuar se qëllim i strukturave të tilla janë vendet që kanë aspirata euroatlantike.

Zaev tha se nuk është i vetmi i cili ka rënë pre e komikëve rusë, ndërsa përmendi se edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai turk Recep Taip Erdogan kanë qenë “viktima” të dy komikëve rusë, të cilët paraqiten si personalitete të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Jam i detyruar të njoftoj se jam bërë pjesë e të mashtruarve nga një strukturë e përgatitur mirë. Kjo është strukturë që përgatiten ndaj vendeve me aspirata euroatlantike. Nuk është e vështirë të vlerësohet si e tillë, pasi del nga mediume anti-NATO dhe anti-EU. Në të njëjtën mënyrë u mashtrua edhe presidenti francez Emmanuel Macron, gjithashtu edhe ministri britanik Boris Johnson, si dhe presidenti turk Recep Taip Erdogan. Kjo tregon se jam në shoqëri të mirë”.

Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia
Lexo po ashtu Zaev me komikët rusë ka folur edhe për çështjen e Kosovës, thotë se prapa shkëmbimit të territoreve qëndron Rusia

“Në një pjesë të bisedës është intervenuar. Ajo është pjesa për çështjen me Kishën Ortodokse Maqedonase, ku ka pasur intervenim. Pjesa tjetër e bisedës vetëm konfirmon qëndrimet e mia, të cilat janë në interes të shtetit. Biseda tregon besimin tim se marrëveshja me Greqisë do të garantojë identitetin dhe gjuhën maqedonase. Kam folur edhe për përfitimet nga marrëveshja me Bullgarinë”.

“Ajo që mund të them është se jam viktimë i sinqeritetit tim dhe hapjes sime me gjithë partnerët tonë. Konfirmoj se do të ndryshohet gjithë protokolli për çështje të sigurisë dhe njoftoj se qeveria do të miratojë plan për mbrojtje nga lajmet e rrejshme”, tha mes tjerash Zaev.

Komikët rusë tallen me Zaevin mbi 50 minuta, i prezantohen si Poroshenko dhe Stoltenberg
Lexo po ashtu Komikët rusë tallen me Zaevin mbi 50 minuta, i prezantohen si Poroshenko dhe Stoltenberg

Ndërsa i pyetur për publikimin e numrave të zyrtarëve të shteteve tjera, ai tha se nuk bëhet fjalë për sekret shtetëror, duke thënë se me publikimin e numrave të tyre nuk ka shkelur ligj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori