LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Ministrja Hoxha po bënë bllokim politik për sallën koncertale në Prishtinë

Ahmeti: Ministrja Hoxha po bënë bllokim politik për sallën koncertale në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në Facebook për ridestinimin e fondeve të Bashkimit Evropian për sallën koncertale në Prishtinë.

Sipas tij Ministria e Integrimeve krye në vete i ka dërguar letër BE-së për ridestinimin e 15 milion eurove të fondit IPA 2019.

“Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallen Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyrës së BE në Prishtinë. Meqenëse tani edhe e kemi marr letrën jozyrtarisht nga Brukseli, kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër pos tentim bllokim për arsye politike. Zyra e BE na ka informuar se nuk do të heqin dorë edhe pse pas kërkesës sê qeverisë duhet të diskutohet salla në IPA fondet 2019”, ka shkruar Ahmeti.


Sipas tij kjo sallë do të bëhet këtë mandat.

Jashari: Donacioni 15 milionësh i BE-së është i destinuar për sallë koncertale, nuk guxojmë ta humbim (Video)
Lexo po ashtu Jashari: Donacioni 15 milionësh i BE-së është i destinuar për sallë koncertale, nuk guxojmë ta humbim (Video)

Ndryshe në emisionin “Përballje” në tetor të vitit të kaluar është diskutuar për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë, si dhe për problemi me ndërtimin e kësaj salle, dhe për mundësinë e humbjes së donacionit Bashkimi Evropian prej 15.4 milionë euro për këtë sallë koncertale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Kalo në kategori