LAJMI I FUNDIT:

“Le Monde” përfshin Kadarenë në listën e 100 romanëve më të mirë

“Le Monde” përfshin Kadarenë në listën e 100 romanëve më të mirë

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” është përfshirë në listën e 100 romaneve më të mirë që kritikët e gazetës “Le Monde” kanë evidentuar që nga viti 1946.

Kadare renditet mes shkrimtarëve të mëdhenj të këtij shekulli, si Kazantzakis, Solzhenitsyn, Aragon, Jursenar, Green, Rushdie etj.

“Ajo që godet menjëherë është ironia e autorit; gjenerali i tij italian nuk është një karikaturë. Ai ka virtytet e tij, një nga të cilat është besimi gjysmak në misionin e vet, dhe të meta si pers hembull indiferenca ndaj gjithçkaje”, shkruan kritiku Alen Boske për romanin e Kadaresë, në suplementin e botuar.


Kjo përzgjedhje e vetëm disa shkrimtarëve mes emrave të mëdhenj nuk ka qenë një punë e lehtë. Në suplement sqarohet se lista e autorëve ka qenë fryt i diskutimeve dhe debateve të mëdha.