LAJMI I FUNDIT:

Kim i mohon thashethemet se i ka hequr brinjët për t’iu përshtatur veshjes në ‘Met Gala 2019’

Kim i mohon thashethemet se i ka hequr brinjët për t’iu përshtatur veshjes në ‘Met Gala 2019’
Kim Kardashian West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Kim Kardashian edhe këtë vit ka rrëmbyer vëmendje në evenimentin e madh të modës, “Met Gala 2019”.

Pas gjithë atyre spekulimeve për dukjen e saj, ylli televiziv është kthyer sërish në maj në Gala 2019, ndërsa ka folur për fustanin e ngushtë dhe dhimbjen që i shkaktoi.

Ajo ka shpjeguar se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj. “Unë kurrë nuk kam ndier më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, ka thënë Kim për WSJ Magazine.


Kim Kardashian (Foto: Andrew Toth/Getty Images for The Mark Hotel/Guliver)

E pyetur nëse i ka hequr brinjët për të pasur një bel më të hollë, Kardashian u përgjigj: “Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.

Në një video të Vogue pas skenave të postuara pak pas ngjarjes, u zbulua se Kardashian u tha atyre se e kishte mjaft të vështirë të ulej.

“Anna, në qoftë se nuk ulem për darkë, tani e di pse”, ka bërë shaka ajo, duke i’u referuar redaktores së Vogue, Anna Wintour.

Kim Kardashian West dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for The Met Museum/Vogue/Guliver)

Theksojmë që zeshkania këtë kohë ishte mjaft e përfolur, për shkak se fitoi 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi e paditi një firmë të quajtur “Missguided” në SHBA, nën akuzat për kopjim pa leje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?

Magazina
G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, a je homoseksual?

G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: Mos më prek më, a je homoseksual?

Magazina
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Magazina
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Magazina
Kalo në kategori