LAJMI I FUNDIT:

Gazeta serbe “Blic”: Macron tani aleat i Serbisë përballë Kosovës

Gazeta serbe “Blic”:  Macron tani aleat i Serbisë përballë Kosovës

Gazeta serbe ‘Blic’ raporton se presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të pozicionohet në krah të Serbisë sa i përket konfliktit me Republikën e Kosovës. E përditshmja serbe e konsideron ‘risi’ pozicionimin e ri të Parisit.

“Macron, si një lider i ri evropian së bashku me Sebastian Kurtz, zëvendëson Angela Merkel, dhe prandaj synon të zgjerojë influencën e tij në rajonin e Ballkanin. Ndërkohë që duke vizituar vetëm Serbinë nga të gjitha shtetet e rajonit, ai dërgon një sinjal të qartë se shteti ynë (Serbia) është aleat kryesor i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan ‘Blic’, transmeton tch.


Gazeta shkruan edhe për një vizitë të Macron në Moskë, ku do të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, dhe që do i paraprijë vizitës së tij në Beograd.

Sipas ‘Blic’, qëndrimi i Macron ndaj Prishtinës ka ndryshuar pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr taksën 100% ndaj Serbisë, si dhe faktit që shqiptarët shohin si aleat të vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket marrëdhënieve Francë-Serbi, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje me Macron.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori