LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli arsyeton çmimin e lartë të biletave për takimin me Milanin

Feronikeli arsyeton çmimin e lartë të biletave për takimin me Milanin

Më 10 gusht, në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja miqësore mes skuadrës kampione të Kosovës, Feronikelit dhe gjigantit nga italian, Milan.

Tashmë biletat kanë dal në shitje, por tifozët kanë filluar një peticion për zbritjen e çmimeve të larta të biletave.

Organizatorët e ndeshjes kanë nxjerrë biletat në shitje dhe kushtojnë nga 35 deri në 155 euro.


Feronikeli (Foto: FFK)

Por, klubi drenicak ka arsyetuar çmimin e biletave duke thënë se bëhet fjalë për shtatë herë kampionin evropian.

“Kemi marrë disa mesazhe se çmimi i biletave është i lartë e po ashtu ka pasur edhe disa reagime që na shtynë drejt këtij sqarimi, por ne si klub, për fat të keq nuk mund të bëjmë asgjë në këtë drejtim. Kompania organizuese e këtij eventi të madh futbollistik, AS Events, ka të drejtën ekskluzive të shitjes së biletave dhe si e tillë, çmimet dhe vendosjen e tyre në bazë të ulëseve e cakton vetëm ajo”.

“Nuk duhet harruar që nuk kemi të bëjmë me një skuadër amatore, por me shtatë herë fituesin e UEFA Champions League. Është ndeshje historike për Kosovën dhe që asnjëherë më parë nuk ka zbarkuar skuadër më e madhe se Milan në “Fadil Vokrri”, sidomos për takime miqësore.

“Prandaj, organizimi i kësaj super miqsoreje kërkon angazhim të jashtëzakonshëm dhe i është besuar kompanisë së lartëpërmendur. Ne si klub mund të kërkojmë vetëm mirëkuptim nga ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për të parë ndeshjen nga afër”, shkruan në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se transmetimin e drejtpërdrejt të takimit e ka ekskluzivisht RTV Dukagjini, i cili do t’i bëj edhe një mbulim special para dhe pas ndeshjes.

Ndryshe, Feronikeli gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takimin e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori