LAJMI I FUNDIT:

Mickoski-Plomp: E ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane

Mickoski-Plomp: E ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane

Siç njoftojnë nga partia opozitare maqedonase, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot kishte takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Wouter Plomp.

Në takim u bisedua për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë, si dhe për proceset strategjike dhe reformuese që janë të rëndësishme për vendin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mikocski, siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, e njoftoi Plomp se pushtetit i mungon vullneti dhe kapaciteti për zbatimin e reformave që janë kyçe për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai theksoi se kjo Qeveri bën përndjekje politike ndaj anëtarëve dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së, përndjekje që bëhet përmes rasteve të montuara dhe keqpërdorim të institucioneve.


Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e ceku korrupsionin dhe krimet e pushtetit si një nga problemet kryesore të vendit, duke theksuar se ka dyshime serioze se funksionarë të lartë qeveritarë janë të përfshirë në skandale korruptuese serioze.

Ekonomia gjithashtu ishte një nga temat në të cilën biseduan bashkëbiseduesit në takim ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan se e ardhmja e Maqedonisë është në familjen evropiane dhe se qëllimi strategjik i vendit tonë është anëtarësimi në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori