Mjeshtëria e Steve Jobs për t’i mbajtur punëtorët e Apple të motivuar dhe të punonin për orë të gjata ishte magji.
Kështu shprehet themeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates.
“Ishte si një magjistar i vogël, sepse ai bënte magji dhe i shikoja njerëzit të mahnitur. Magjitë e tij nuk funksionin me mua”, tha Gates për gazetarin e CNN, Fareed Zakaria, përcjell Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, Jobs si shef ekzekutiv legjendar i Apple, i cili u nda nga jeta në vitin 2011 nga kanceri i pankreasit, ishte një shembull i qartë i shprehjes “mos e bëj këtë në shtëpi” në stilin e tij të udhëheqësit.
“Nuk kam njohur dikë aq të mirë sa Steve për t’i zgjedhur talentet dhe motivuar ata. Apple ishte drejt vdekjes dhe rasti i Jobs është i rrallë, sepse kompania që drejtoi u bë kompania më me vlerë në botë. Nuk ka për të pasur shumë histori si kjo”, tha Ai.
Që nga vdekja e Jobs, udhëheqja e kompanisë i ka kaluar Tim Cookut, që ende e mban pozicionin e shefit ekzekutiv.
Më 27 qershor kompania lajmëroi largimin e Jony Ive, shefit të dizajnit prej më se 20 vitesh tek Apple. Ive është konsideruar si një prej njerëzve më të rëndësishëm të Apple përgjegjës për dizajnin, pamjen dhe ndjesinë e të gjitha produkteve madhore të Apple përfshirë iPhone dhe Mac. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City