LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë para Qeverisë

Ka nisur protesta e punëtorëve të Lotarisë së Kosovës para Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Punëtorët po kërkojnë miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës, ditë më parë përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim që pas ndalimit të lojërave të fatit nuk është ndërmarrë asgjë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.


Sindikata kërkon nga Qeveria që të iniciojë ligjin e veçantë për Lotarinë e Kosovës
Lexo po ashtu Sindikata kërkon nga Qeveria që të iniciojë ligjin e veçantë për Lotarinë e Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, kanë protestuar edhe në javën e kaluar. /Telegrafi/