LAJMI I FUNDIT:

Prindërit lejuan që t’ia presin kokën me shpatë vajzës së tyre 3-vjeçare në një ritual, shpëtohet në sekondat e fundit

Prindërit lejuan që t’ia presin kokën me shpatë vajzës së tyre 3-vjeçare në një ritual, shpëtohet në sekondat e fundit

Policia indiane i ka shpëtuar jetën një vajze 3-vjeçare nga vdekja e menjëhershme, e cila ishte planifikuar nga të afërmit që të sakrifikohej.

Ishin pikërisht prindërit e saj që dhanë ‘dritën jeshile’ për vrasjen e vogëlushes, raportojnë mediat lokale.


Incidenti i frikshëm u zhvillua në fshatin Ganakpara të lagjes Udalguri, Indi, të shtunën.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi u alarmuan nga fshatarët që panë tym duke dalë nga shtëpia e një mësuesi të shkencave, i identifikuar si Jadab Saharia.

Ata u alarmuan edhe më shumë kur panë mësuesin së bashku me anëtarët e familjes së vajzës, një burrë dhe një grua, duke hequr rrobat pasi vendosën 3-vjeçaren në një altar të improvizuar, përcjell oranews.

Ceremonia e gjakderdhjes do kryhej nga një prift, që mbante në dorë një shpatë të gjatë.

Situata u bë akoma më e tmerrshme kur prifti u bë gati ti priste kokën vajzës me shpatë si pjesë e ritualit.

Të gjitha lutjet drejtuar familjes së saj për të ndaluar gjakderdhjen ishin të kota dhe vetëm zemëruan priftin, i cili filloi të kërcënonte fshatarët që kërkonin të parandalonin krimin, me sëpatë dhe shpatë.

Familja ishte e pakënaqur nga ardhja e mediave dhe policisë. Ata filluan të hidhnin gurë drejt tyre dhe i vunë zjarrin një motori, TV, makine dhe frigoriferi.

Policia u detyrua të qëllonte në ajër për të arrestuar mësuesin, priftin dhe familjarët e vajzës.

Ndërsa shpëtuan 3-vjeçaren nga rituali i frikshëm.

Ajo rezultoi të ishte vajza e motrës së mësuesit të shkencave. Si edhe u dorëzua vullnetarisht nga babai i saj për të shkuar drejt vdekjes.

Vajza do vritej ndërsa nëna e saj e shikonte.

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori