LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces

Zyrtare: Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahces
Vedat Muriqi (Foto: Fenerbahce/Facebook)

Tashmë është zyrtare, sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi është pjesë e gjigantit turk, Fenerbahce.

Megjithëse ditë më parë kishte deklaruar se do ta respektonte kontratën me Rizesporin, futbollisti kosovar është larguar tashmë nga ky ekip.


Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare në Facebook e Fenerbahce, të cilët kanë publikuar një video, përmes së cilës kanë treguar pjesëtarin e tyre më të ri në ekip, sulmuesin Muriqi.

Besohet se Rizespor ka pranuar 2,5 milionë euro nga Fenerbahce për lojtarin kosovar si dhe shërbimet e portierit Berke Ozer.

Futbollisti nga Kosova këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.

Vedat Muriqi (Foto: Twitter/Çaykur Rizespor)

Interesim për të kishte shprehur edhe rivali i Fenerbahces, Galatasaray por edhe Toulouse, Celta Vigo e Levante. /Telegrafi/

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)