Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurit, ka uruar 4 korrikun, 243 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti përmendi historinë e pavarësisë së Amerikës dhe Shqipërinë që fal SHBA-së i shpëtoi copëtimit.
Ai gjithashtu tha se, ‘presidenti Bill Clinton i cili me avionët e NATO-s ndërhyri kundër Jugosllavisë së Milosheviqit dhe e shpëtoi Kosovën nga gjenocidi serb, nga Presidenti George Bush që kërcënoi Milosheviqin për Krishtlindje në 1992 e deri te djali i tij…’
Postimi i plotë
Nuk e di nëse 4 korriku 1776 ka qenë ditë e nxehtë e me vapë sikur sot te ne, mirëpo kjo datë i ka dhënë aq shumë temperaturë politikës dhe historisë që prej atëherë, në të dy anët e Atlantikut, dhe jo vetëm.
13 vjet para revolucionit francez, 13 koloni britanike shpallën pavarësinë në kuadër të luftës çlirimtare dhe antikolonialiste që sot njihet si revolucion amerikan. Shumë guxim dhe punë, shumë vetëmohim dhe sakrificë, të aq shumë njerëzve, u deshën para Ditës së Pavarësisë por edhe pas saj, për t’u ndërtuar e zhvilluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga Presidenti Woodrow Wilson që ndërhyri me parimin e vetëvendosjes së popujve në Konferencën e Versaille-s dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi e deri te Presidenti Bill Clinton i cili me avionët e NATO-s ndërhyri kundër Jugosllavisë së Milosheviqit dhe e shpëtoi Kosovën nga gjenocidi serb, nga Presidenti George Bush që kërcënoi Milosheviqin për Krishtlindje në 1992 e deri te djali i tij, Presidenti George W. Bush, i cili më 10 qershor 2007 në Fushë Krujë tha “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!”, përkushtimi i ShBA-së për neve e ka si shtrirjen në histori ashtu parimësinë në politikë.
Një kryevepër nuk pranon të japë qysh në leximin e parë domethënien e saj të plotë, bukurinë e saj thelbësore. Prandaj, ne duhet ta rilexojmë kryeveprën amerikane, të revolucionit e të pavarësisë. 243 vjet më vonë, universaliteti i saj tejkalon kontekstin ku lindi dhe mbetet jashtëkohor.
Toka e Ëndrrës nuk mund të mos ishte Tokë e Jetës, e Lirisë e për Lumturi. Sepse ajo bëhej e përbëhej nga Njerëzit që besonin në të drejta të patjetërsueshme dhe në barazinë me njëri-tjetrin. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Prandaj, urime 4 Korriku! Jo vetëm amerikanëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi