LAJMI I FUNDIT:

Demokracia Studentore: Menaxhmenti i UP-së të suspendoj profesorë që kanë aktakuza të ngritura

Demokracia Studentore: Menaxhmenti i UP-së të suspendoj profesorë që kanë aktakuza të ngritura

Organizata e studentëve, Demokracia Studentore, ka kërkuar nga menaxhmenti i UP-së që ta hartoj një draft rregullore e cila do t’i suspendonte profesorët që kanë probleme me ligjin, profesorët që janë duke u hetuar dhe kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme.

Në hulumtimin për media thuhet se Demokracia Studentore gjatë një hulumtimi që e ka kryer në universitetin e Prishtinës, ka identifikuar që një numër i profesorëve kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj.

Sipas njoftimit kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të kyçur ne politik dhe kanë aktakuza që nuk kane te bëjnë me universitetin e Prishtinës dhe deri në lirimin e të gjitha aktakuzave këta profesor nuk duhet të ligjërojnë në UP.


Mexhid Ramusa nga kjo organizatë ka thënë se kjo draft rregullore do t’i kontribuonte pozitivisht universitetit në cilësi dhe etik, dhe si organizatë do ta dorëzojnë kërkesën në rektorat pasi që kjo është përkrahur edhe nga organizatat tjera dhe nga studentet e universitetit të Prishtinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori