LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian ‘kursen’ Italinë nga masat disiplinore lidhur me borxhin publik

Bashkimi Evropian ‘kursen’ Italinë nga masat disiplinore lidhur me borxhin publik

Bashkimi Evropian vendosi të ndalojë masat disiplinore ndaj Italisë, mbi borxhin e saj publik.

Ky vendim erdhi pasi qeveria në Romë ofroi angazhim të ri për të adresuar disa nga shqetësimet e Brukselit.

“Komisioni ka arritur në përfundimin se një procedurë e deficitit të tepërt për borxhin për Italinë nuk është më e garantuar në këtë fazë. Ne do të duhet të vazhdojmë të monitorojmë shumë afër, ekzekutimin e buxhetit të Italisë në gjysmën e dytë të këtij viti”, u tha gazetarëve të Komisionit të Çështjeve Ekonomike, Pierre Moscovici, pas një takimi të krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.


Vendimi i Komisionit Evropian shënon një kthesë të rëndësishme midis Italisë dhe BE-së, pas një përplasjeje mujore mbi borxhin e vendit.

Të dy palët kanë qenë të ballafaquar me politikën fiskale, pasi qeveria populiste italiane mori pushtetin vitin e kaluar.

Brukseli donte një veprim të shpejtë për të ulur ngarkesën e borxhit të Italisë, i dyti më i madh në Eurozonë, por Roma argumentoi se objektivat e saj fiskal përmbushin rregullat e BE dhe se ajo duhet të ulë ngadalë deficitin e saj, për të nxitur ekonominë pas viteve të stanjacionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori