LAJMI I FUNDIT:

Buja: Veseli më premtoi postin e zv/ministrit që të qëndroja në PDK (Video)

Buja: Veseli më premtoi postin e zv/ministrit që të qëndroja në PDK (Video)

Ish-deputeti i PDK-së dhe ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se atij i është ofruar posti i zëvendësministrit për të mos u larguar nga PDK-ja.

Buja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se largimi i tij nga PDK është bërë vetëm për çështje politike.


“Kadri Veseli më ka premtuar postin e zëvendësministrit që të qëndrojë në PDK, para se unë të largohem nga kjo parti. Kjo ka ndodhur në kohën e kandidimeve për deputetë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së thotë se ai kishte marrë vendim i pari për të mos kandiduar për deputetë pasi kjo ishte një kërkesë e ambasadës amerikane.

Sipas tij edhe pse kishte një dakordim që këtë ta bënin të gjithë në PDK që ishin në procese gjyqësore por kjo nuk ndodhi.

Buja: Specialja mund t'më ketë ftuar për të marrë informacione për eprorët e UÇK-së (Video)
Lexo po ashtu Buja: Specialja mund t'më ketë ftuar për të marrë informacione për eprorët e UÇK-së (Video)

“Për mua goditja tjetër pos kandidimit ka ardhur kur Adem Grabovci është shkarkuar nga shefi i Grupit Parlamentar sepse ishte nën  hetime për rastin “Pronto”. Unë kam kërkuar sqarim në Grupin Parlamentar  për këtë veprim, e që mediat e opinioni publik nuk kanë ditur”, tha ndër të tjera Shukri Buja./Telegrafi/