Pushteti ka betonuar qëndrimin kundër kërkesave të opozitës në propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga LSDM thonë se kërkesat e OBRM-PDUKM-së nuk do të pranohen për shkak se sipas tyre, me këtë do t’i mundësonin amnisti funksionarëve të akuzuar nga radhët e opozitës.
“Qëndrimi ynë parimor si parti dhe Qeveri është sundimi i ligjit dhe kthimi i shtetit të së drejtës. Në kohën kur OBRM-PDUKM-ja propozon ligje dhe dispozita që do t’i shërbejnë udhëheqësisë aktuale dhe nga qeverisja e kaluar për t’u amnistuar nga krimet, kuptohet se për ne është e papranueshme. Amnisti për krimet dhe kriminelët nuk pranojmë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
OBRM-PDUKM-ja nga ana tjetër është duke punuar në formimin e tre grupeve në kuadër të partisë të cilët do t’i rekomandojnë grupit negociues zgjidhje ligjore. Grupi parë do të formohet për rekomandime në çështjet e prokurorisë, grupi i dytë për rekomandime në gjyqësorë dhe grupi i tretë me ekspert të fushës së drejtësisë.
Kërkesa bazë e opozitës mbetet shfuqizimi i akuzave të PSP-së të ngritura pas 30 qershorit 2017 dhe dërgimi i propozimit në Komisionin e Venecias para nisjes së procedurës parlamentare. Shumica kërkon si fillim konsensus, duke paralajmëruar edhe mundësinë për ndryshime plotësuese në ligj pas rekomandimeve nga Venecia. Derisa dallimet thellohen, ofrohet edhe përfundimi i mandatit të PSP-së e cila ligjërisht ka mandat për punë deri në muajin shtator.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!