LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Tahiri: Kosova, anëtare e besueshme e Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është takuar sot në takim delegacionin e ekspertëve të Bashkimit Evropian, që po qëndrojnë në vizitë në Kosovë për të diskutuar veprimet e Kosovës në zbatimin Planit të Përbashkët kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit për media, Tahiri ka njoftuar delegacionin për ndryshimet ligjore, nisur nga ndryshimi i Kodit të ri Penal si dhe Kodit të ri të Procedurës Penale, që tashmë parasheh edhe gjykimin në mungesë dhe zgjatjen e hetimit për veprat e tilla, dhe që do të ndihmojnë Kosovën në luftim më efikas të këtyre dukurive.

Këto ndryshime ligjore, sipas ministrit Tahiri, kanë mundësuar edhe krijimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe në Gjykatën e Apelit, që do të trajtojnë lëndët e Prokurorisë Speciale, duke dëshmuar përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.


Në komunikatë thuhet se në kuadër të Planit të Përbashkët, ministri Tahiri ka përmendur aksionin e përmbyllur më 19 prill, që ktheu në Kosovë 110 qytetarët kosovarë nga Siria. Ai ka siguruar delegacionin e Bashkimit Evropian që të gjithë të dyshuarit do të dalin para drejtësisë, ndërsa viktimat do të vazhdojnë rehabilitimin e tyre dhe ri integrimin në shoqëri.

Duke qenë anëtarë të Aleancës Globale Kundër ISIS, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të vendosura në përmbushjen e obligimeve të saja, ka thënë ministri Tahiri, duke theksuar se do të punohet që emri i Republikës së Kosovës të mos ndërlidhet në asnjë formë me luftën që po zhvillohet në Siri.

Ministri gjithashtu u zotua për zbatim efektiv të Planit të Përbashkët kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor, të bashkëpunoj ngushtë me të gjitha shtetet e rajonit dhe shtetet anëtare të BE-së dhe të ofroj përvojën e Republikës së Kosovës nga procesi i kthimit, programeve të rehabilimit dhe riintegrimit.

Nga ana e tyre, delegacioni nga Bashkimi Evropian kanë përgëzuar ministrin Tahiri për guximin e treguar në aksionin për kthimin e qytetarëve nga zona e konfliktit, rezultatet e arritura në përgjithësi në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori