LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ reagon në lidhje me vdekjen e të paraburgosurit 82 vjeçar

KMDLNJ reagon në lidhje me vdekjen e të paraburgosurit 82 vjeçar
Foto: Ilustrim

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Njeriut, ka reaguar me anë të një komunikate në lidhje me vdekjen e të paraburgosurit 82 vjeçar sot në Klinikën e Neurologjisë.

KMDLNJ njofton se R. B. i datëlindjes 25.09.1937 në Gjakovë ka vdekur në Klinikën e Neurologjisë , në repartin e kujdesit intensiv të QKUK-së, si pasojë e komplikimeve shëndetësore.

Edhe një i paraburgosur vdes në QKUK
Lexo po ashtu Edhe një i paraburgosur vdes në QKUK

Sipas KMLDNJ-së R. B ishte pranuar në burg më 25.06.2019 në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe ishte trajtuar tërë kohën në Stacionarin e burgut në Dubravë nën mbikëqyrje 24-orësh shëndetësore.


“Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është udhëzuar në S.P në Pejë dhe nga aty në QKUK me datë 30.06.2019 në ora 23:00 ku edhe ka ndërruar jetë me datë 02.07.2019”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

Gjendja e rëndë shëndetësore me të cilën është pranuar në burg dhe mosha e shtyrë 82 vjeçare, përkundër përpjekjeve maksimale të personelit shëndetësor në Stacionarin e Burgut në Dubravë, Spitalit Rajonal në Pejë dhe QKUK në Prishtinë nuk ka mundur ta evitojë vdekjen e të paraburgosurit i cili ishte në procedurë të ekstradimit në SHBA.

“KMDLNj kërkon që pezullimi i vuajtjes së dënimit të zbatohet në të gjitha rastet që vlerësohet nga komisioni kompetent mjekësorë sikur që thërret deputetët e Kuvendit të Kosovës të vizitojnë rastet e të burgosurve me sëmundje të pashëruar dhe të cilët, në mungesë të trajtimit human nga shteti vdesin në burgje të Kosovës apo në Spitale rajonale ose në QKUK dhe në këtë mënyrë skajshmërisht e kompromitojnë punën Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve të cilët bëjnë përpjekje maksimale por se janë të përjashtuar nga vendimmarrje finale. Aktualisht janë së paku 6 raste të dënuarve që duhet të trajtohen me urgjencë, me një prognozë jo të mirë për jetën e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNj thërret deputetët e Kosovës që në plotësim – ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e Sanksioneve Penale të përfshihet dhe detyrimi i shtetit për rastet që domosdoshmërisht kanë prognozë fatale, atyre të dënuarve t’iu ndërpritet dënimi apo ndonjë masë tjetër që iu është shqiptuar.

“Qëllimi i dënimit nuk është hakmarrja e shtetit ndaj të dënuarit prandaj, nëse edhe në të ardhmen nuk do të ketë ndryshime që e legalizojnë mëshirën e shtetit në rast të situatave të pakthyeshme për shëndetin e të dënuarve, shteti do të identifikohet dhe do të bartë përgjegjësi për shkelje flagrante të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori