LAJMI I FUNDIT:

Në Gostivar u prezantua një pjesë e pajisjeve që u përdor për ushtrimin ushtarak “Goditja vendimtare” (Foto)

Në Gostivar u prezantua një pjesë e pajisjeve që u përdor për ushtrimin ushtarak “Goditja vendimtare” (Foto)

Armata e Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-ve sot pasdite pasdite prezantuan një pjesë të pajisjeve dhe armëve që u përdor këto ditë për ushtrimin ushtarak “Goditja përfundimtare” në Krivollak. Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska si dhe oficerë të lartë të ARM-së.

Gostivarasit në qendër të qytetit sot pasdite kishin mundësi të shohin disa lloje të automjeteve speciale dhe armëve, ku ushtarët i kishin paraqitur dhe sqaronin për karakteristikat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas ministres Sheqerinska, ushtrimi në Krivollak është dëshmi për bashkëpunimin e armatave të vendeve të NATO-s.

“Sot ushtria jonë dhe e ShBA-ve ishin mysafir në komunën e Gostivarit si pjesë e ushtrimit më të madh që është organizuar ndonjëherë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë mbi 2.700 ushtarë nga vendi ynë, ShBA-të, Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Lituania që ende po punojnë në Krivollak. Qëllimi i ushtrimi nuk është që të shfaqen aftësitë dhe dituria, por të shfaqen lidhjet mes ushtrisë sonë dhe qytetarëve. Për këtë shkak me ushtarët dhe oficerët tanë jemi në më shumë komuna, ndërsa në këtë na ndihmon ushtrua e ShBA-ve”, theksoi Sheqerinska.

Sheqerinska tha se organizimi i një ushtrimi të tillë tregon se kemi merituar vendin në NATO ndërsa ky ushtrim pritet të jetë edhe në shtatë qytete tjera në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton

Sociale
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Kalo në kategori