LAJMI I FUNDIT:

Land Rover Defender i ri është shfaqur sërish (Foto)

Land Rover Defender i ri është shfaqur sërish (Foto)

Kanë mbetur edhe disa muaj, deri në prezantimin zyrtar të këtij modeli

Duket se Land Rover, mund po mund ta mbajë fshehur modelin e ri të Defender, që është shfaqur sërish në disa fotografi që besohet se janë shpërndarë pa dashje, transmeton Telegrafi.


Megjithëse më herët e kemi parë në ekranin digjital, që tregonte shpejtësinë dhe dukjen që kishte, tani është parë pa asnjë shtresë kamuflazhi, nga një afërsi shumë më e madhe.

Në imazhet e shpërndara në Instagram, shihet pjesa e përparme e makinës, që është shumë më e madhe se ajo e modelit aktual. Dritat e rrumbullakëta, grilli shumë më i madh dhe në përgjithësi forma katrore që e kishte.

Kanë mbetur edhe dy muaj, kur pritet ta shohim zyrtarisht Land Rover Defender të ri, që do të jetë një hibrid i butë, me dukje shumë të mirë. /Telegrafi/