Vështirë se keni dëgjuar ndonjëherë, për këto super-makina të fuqishme
Modelet nga Lamborghini apo Ferrari, i njohin edhe ata që kanë interesimin më të vogël në vetura, transmeton Telegrafi. Njohësit e mirë të makinave, i njohin me lehtësi të gjitha versionet e modeleve nga McLaren, Porsche, Pagani apo Ford GT.
Mirëpo, ka mundësi që edhe ata të mos kenë dëgjuar për këto super-vetura të fuqishme, për të cilat mund të mos e kenë dëgjuar se kanë ekzistuar ndonjëherë. Të gërmuarit nëpër historinë e super-veturave, ka treguar për disa prej modeleve më interesante, që janë lansuar dhe u zhdukën pas një kohe.
Lotec Sirius
I lansuar më 2004, Lotec Sirius kishte 1,200 kuaj fuqi, arrinte shpejtësi maksimale prej zero deri në 100 kilometra në orë për 3.8 sekonda, derisa kishte shpejtësi maksimale deri në 190 kilometra në orë.
Ascari KZ1
Kjo super-makinë u prodhua nga 2005 deri më 2010, ndërsa kishte motorin me 500 kuaj fuqi. Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrinte për 3.7 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e saj ishte 200 kilometra në orë.
Gumpert Apollo
Që nga viti 2012, nuk është prodhuar më kjo makinë e fuqishme, që arrinte deri në 300 kilometra në orë, pasi që kishte aerodinamikë shumë të avancuar.
Noble M600
Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrinte për vetëm 2.9 sekonda, kjo super-makinë që doli nga prodhimi rreth vitit 1999.
Vector W8 Twin-Turbo
Prej 1989 deri më 1993, janë prodhuar vetëm 22 njësi të kësaj makine, që kishte motor të fuqishëm me 625 kuaj fuqi.
Zenvo TS1-GT
Kjo makinë daneze është prodhuar në vitin 2016, me mundësinë që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, ta zë për tre sekonda.
Arash AF8
Në vitin 2015, është prezantuar kjo super-makinë me 550 kuaj fuqi, ndërsa thuhej se kishte edhe ndërtim të fortë, që të përballojë çdo pengesë që mund t’i del në rrugë.
Vancer Sarthe
Makinën me 622 kuaj fuqi, kompania nuk ka mundur ta nxirrte ndonjëherë në shitje, meqë në të ishte investuar shumë dhe kapte çmim tepër të lartë.
Mega Track
Këtë super-makinë me motor nga Mercedes-Benz V12, e prodhuan në vetëm 11 njësi, të cilat u blenë shtrenjtë, nga koleksionues të pasur.
SSC Ultimate Aero
Mund të jetë super-makina më e fuqishme, që i përket kësaj kategorie molesh, që nuk janë parë më, meqë mund të arrijë shpejtë në mbi 400 kilometra në orë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Vendet evropiane ku është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pallto dimërore
Kia zbulon specifikimet teknike të modelit të ri, ai ka përmirësime në fuqi
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje