Statistika të reja nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të publikuara në “Bilancin e Energjisë, tremujori i parë 2019”, tregojnë se Kosovarët konsumuan rreth 10 për qind më shumë energji elektrike, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
ASK thotë se sasia e konsumuar është rritur për 9.88 për qind.
“Në tremujorin e parë 2019, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,249 GËh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 9.88 për qind”, thuhet në raportin e ASK-së.
Përveç konsumit, në Kosovë edhe importi i energjisë elektrike ka shënuar rritje. Në tremujorin e parë të vitit 2018, vlera e energjisë elektrike të importuar është rreth 119.2 GËh, deri sa për të njëjtën periudhë kohore në vitin 2019, Kosova kishte importuar rreth 192 GËh.
Ndryshe, të dhënat tregojnë se vetëm gjatë dekadës së fundit, Kosovarët importuan mbi gjysmë miliard euro energji elektrike. Më së shumti ishte importuar rrymë nga Serbia.
Edhe të dhëna nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tregojnë se Kosovarët konsumojnë shumë pak energji elektrike, në krahasim me vendet tjera në rajon. Në listën e shteteve që konsumojnë pak energji elektrike është edhe Shqipëria.
Të njëjtat supozojnë se kërkesa për rrymë në Kosovë ishte rritur jashtëzakonisht shumë gjatë viteve që po lëmë pas dhe se i njëjti trend i rritjes pritet të përcjellë vendin edhe në vitet në vijim.
Sipas raporteve, një kosovar konsumon rreth 2,500 kËh energji elektrike deri sa mesatarja e konsumit për person, sipas OECD duhet të jetë diku rreth 8,000 kËh. Vetëm gjatë vitit 2019, kërkesa për rrymë në vend kishte shënuar një rritje prej 10 për qind.
Nevoja për zhvillim industrial dhe ekonomik do të shtyjë një rritje më të shpejtë të kërkesës për energji elektrike në Kosovë. Vetëm për të arritur tek parametrat rajonal të konsumit, Kosovës i duhet të dyfishojë konsumin e energjisë elektrike për kokë banori.
Ndryshe, furnizimi i energjisë elektrike në Kosovë bazohet në dy termocentrale të vjetra, njëri nga të cilët duhet mbyllur për shkak të dëmeve në mjedis, afatit të skaduar dhe pamundësisë dhe kostos së lartë të rivitalizimit.
Marrë parasysh kërkesën në rritje për energji elektrike në vend, pas mbylljes së termocentralit Kosova A dhe në mungesë të termocentralit të ri dhe projekteve tjera të energjisë së ripërtërishme, Kosovarët mund të përballen me mungesë të dukshme të energjisë elektrike, ani pse vendi radhitet i treti në Evropë për nga rezervat e thëngjillit.
Sipas Bloomberg, edhe në botë kërkesa për energji elektrike pritet të shënojë rritje prej 57 për qind deri në vitin 2050. Kjo edhe ka shtyrë investime të shumta në kapacitete të reja të prodhimit të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City