LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon patrullimi i përbashkët mes policëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Nesër fillon patrullimi i përbashkët mes policëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Ditën e nesërme do të fillojë patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe i Policisë së Shqipërisë për sezonin veror, kjo pasi një muaj më parë është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit nga autoritetet policore.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës bënë të ditur se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës do të udhëtojë nesër për në Shqipëri.

“Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datë 01.07.2019. Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Po ashtu një konferencë për media do të mbahet në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.


Patrullimi i përbashkët vije pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga dy drejtorët e Policive, drejtorit të Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe drejtori i Policisë së Shqipërisë Ardi Veliu, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori