LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump dhe Kim Jong Un pajtohen të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Donald Trump dhe Kim Jong Un pajtohen të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë pajtuar të vazhdojnë dialogun e denuklearizimit në javët e ardhshme.

Pas takimit një orësh me liderin verikorean në “Shtëpinë e Lirisë” në zonën e demilitarizuar, Trump u tha gazetarëve se bisedimet do të jenë të llojit dypalësh me ekipet nga Koreja e Veriut dhe me zotërimin e dialogut nga SHBA-të.

“Ne po kërkojmë një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Ishte një ditë historike, e mrekullueshme, e kryer shpejt. Unë jam mirënjohës ndaj udhëheqësit Kim. Po të mos ishte shfaqur, ju [media] do duhej ta gjuani atë, ta gjuani fuqishëm”, tha Trump i shoqëruar nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In.


Duke e cilësuar takimit “të mirë, të fortë dhe të plotë”, ai tha se nuk ka pasur teste bërthamore apo balistike por vetëm siç tha, shumë vullnet të mirë nga ana e Koresë së Veriut.

Trump tha se administrata e kaluar e SHBA-ve nuk ka bërë asgjë për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

“Në dy vite e gjysmë të fundit ne kemi pasur paqe. Tani, sekretari ynë i Shtetit, Mike Pompeo, do ta marrë në dorë atë brenda dy-tre javësh. Ekipi do të fillojë të punojë një proces”, tha Trump, duke iu referuar kohës që kur ai është president i SHBA-ve.

Presidenti amerikan tha se pret që disa lehtësime do t’i jepen Koresë së Veriut gjatë negociatave të denuklearizimit me Phenianin.

“Në disa pika gjatë negociatave, diçka mund të ndodhë”, u shpreh Trump.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe SHBA-ve që nga viti 2006 kur kreu testimet e para bërthamore.

Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut (Foto/Video)
Lexo po ashtu Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut (Foto/Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sapo u bë presidenti i parë amerikan i cili vendos këmbën në Korenë e Veriut. Pas shtrëngimit të duarve të tij me Kim Jong Un, Trump tha se, “ishte një nder i madh të jem këtu”.

Trump dhe Jong-Un zhvilluan takimin e parë historik, vitin e kaluar në Singapor, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti u takuan për herë të dytë në Vietnam. Ishte pikërisht samiti i fundit që riktheu dyshimet mes palëve. Përballë rezistencës së Trump për të hequr përfundimisht sanksionet, lideri komunist vendosi të braktisë takimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Shkencëtari deklaron se NASA

Shkencëtari deklaron se NASA "mund të ketë vrarë" aksidentalisht jetën në Mars - çfarë do të thotë kjo?

Botë
Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Veprimet e fundit që Biden do të ndërmarrë përpara se Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë një sistem të fuqishëm ushtarak rus që kushton 10 milionë dollarë

Ukrainasit shkatërrojnë një sistem të fuqishëm ushtarak rus që kushton 10 milionë dollarë

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori