LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, arrestohet një 19 vjeçar – kishte vjedhur vetura dhe kishte grabitur xhamitë

Ferizaj, arrestohet një 19 vjeçar – kishte vjedhur vetura dhe kishte grabitur xhamitë

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë, kanë arrestuar sot në Mitrovicë një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda, si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë.

Sipas njoftimit të Policisë, ekziston dyshimi i bazuar se personi K.H. 19 vjeçar, në periudhën kohore prej 26 deri 30.06.2019,në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale.

“Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë kompjuteri,një Llaptom dhe pajiset tjera përcjellëse.


Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit, ’Jeta’’

Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ‘Golf II’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, kurse pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Ferizaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori