LAJMI I FUNDIT:

Flasin familjarët e dy të rinjve që vdiqën në autostradë

Flasin familjarët e dy të rinjve që vdiqën në autostradë

Nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbetur të vdekur dy të rinj, njëri 25 vjeçar e tjetri 20.

Minutat e para të së shtunës në këtë vend kundër rregullave të komunikacionit ishte ndalur një autobus. Nga ai mjet kishin zbritur Arianit Bytyqi e Gentrit Gallopeni.


Por ky moment doli të jetë tragjik për dy të rinjtë. Ata gjetën vdekjen në urën e njëmbëdhjetë të autostradës “Ibrahim Rugova” gjegjësisht në segmentin Duhël – Suharkë.

Të ndjerët ishin duke punuar për kompaninë e udhëtimit “Sharr Travel”, Arianiti (25-vjeçar) ishte shofer, e Gentriti (20-vjeçar) konduktor. Menjëherë pas kësaj ngjarje këtu dolën organet e rendit.

Ndërkohë, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, tregon se si kishte ndodhur ngjarja . Me sqarimin e rrethanave të këtij rasti po merret edhe polica.

Togeri Shaban Osmanollaj bën me dije se dy shofer të kompanisë janë në mbajtje. Mëngjesi i së premtes ishte i kobshëm për familjen Bytyqi.

Kjo shtëpi ka hapur të pamën për djalin e tyre të vetëm, Arianitin, që vdiq aksidentalisht. Babi i tij, Kadri Bytyqi, thotë se djali i tij ka një vit që punon në “Sharr Travel”.

Ai tregon se me rrogën që merrte mezi mbante veten. Në anën tjetër, miku i Arianitit e përshkruan të ndjerin si njeri të urtë, i cili e ka bërë punën pa ankesa e me qejf.

Ditë zie kanë edhe familja Gallopeni nga fshati Doberdelan i Suharekës. Djali i tyre ka punuar më shumë se dy vite në kompaninë “Sharr Travel”.

Prapa kamerave familja e të ndjerit kanë thënë se Gentriti nuk ka pasur asnjë problem me kompaninë. Në anën tjetër, T7 ka kontaktuar kompaninë “Sharr Travel”, por e njëjta nuk ka pranuar të flasë për rastin.

Megjithatë, përmes rrjetit social Facebook kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Në trend Lajme

Më shumë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te

Tre të lënduar nga aksidenti që ndodhi te "kafet e vogla" në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori