LAJMI I FUNDIT:

49-vjeçare me linja supermodeleje, Naomi Campbell: Mund të rri me ditë pa ngrënë

49-vjeçare me linja supermodeleje, Naomi Campbell: Mund të rri me ditë pa ngrënë

“Intermittent fasting” është një trend i përhapur kohët e fundit, ku dieta jote duhet të përfshijë 14 orë në ditë pa ngrënë. Por supermodelja 49 vjeçare, Naomi Campbell tregoi se për të nuk janë orë, por ditë

Ajo ka treguar për emisionin “Lorraine” që ha bazuar në si ndihet atë ditë.

“Unë ha kur më hahet. Nuk e lë veten të ngordh urie. Nëse dua të rri një ditë pa ngrënë, e bëj dhe thjesht konsumoj ujë ose pije. Varet se si ndihem. Kur është nxehtë, ndonjëherë nuk ha, thjesht dua të konsumoj lëngje. Është shumë vapë. Nuk është asnjëherë e planifikuar. Mund të jetë një ditë, mund të jenë dy ditë në javë. Thjesht si të ndihem.”


Vite më parë, Campbell tregoi për Oprah Winfrey që tre herë në vit bënte një dietë shumë kufizuese, të quajtur “The Master Cleanse”. Dieta konsiston në konsumimin e vetëm tre pijeve- limonadë, ujë dhe çaj laksativ.

“Periudha më e gjatë që e kam bërë ka qenë 18 ditë. Është mirë ta pastrosh trupin njëherë në disa kohë”.

Gjithashtu Campbell bën dhe stërvitje, por është shprehur që e ka nisur vetëm vitet e fundit.

“Fillova stërvitjen dy vjet më parë. Më pëlqejnë. Jo shumë makinat. Kam nevojë të bëj gjëra të ndryshme.”- tregoi supermodelja për “Lorraine”.

E rëndësishme është të kuptojmë që metabolizmi funksionon ndryshe për persona të ndryshëm, dhe secili duhet të gjejë dietën dhe stilin e jetesës të përshtatshëm për të.

Thënë shkurt, mos rrini dhe ju ditë pa ngrënë!

View this post on Instagram

A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on May 7, 2019 at 6:03am PDT

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
IN dhe OUT

IN dhe OUT

Keshilla Modë
Kalo në kategori