Dimitrov: Jemi të fokusuar në tetor dhe të përgatitur për fillimin e negociatave me BE-në
“Jemi të fokusuar në tetor. Treguam marrëdhënie evropiane ndaj rajonit, ndaj fqinjësisë, ndërtojmë ura. Në vend kemi kthesë të jashtëzakonshme demokratike në dy vitet e fundit. Mendoj se jemi absolutisht të përgatitur për ta filluar procesin aderues. Nuk jemi të gatshëm për anëtarësim, megjithatë duam që procesin ta shfrytëzojmë si mjet për t’u bërë demokraci reale evropiane”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Sofje në takimin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi.
Ai theksoi se është optimist dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane. Nëse vendi nuk merr datë për negociata aderuese, sipas Dimitrov, do të dërgojë mesazh të keq në tërë rajonin se ndoshta nuk ia vlen të investohet kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në mënyrë të fokusuar në reformat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mendoj se ky do të jetë një mesazh shumë i rrezikshëm, megjithatë unë nuk shoh alternativë. Ne jemi të rrethuar me vende anëtare, ekonomia është ngushtë e lidhur me ekonominë e Evropës. Mbi 70 për qind e asaj që e prodhojmë, eksportojmë në tregun evropian, mbi 70 për qind e kompanive që investojnë tek ne, vijnë nga vendet anëtare të BE-së. Nuk ka rrugë tjetër, megjithatë ajo rrugë është më e vështirë nëse nuk e kemi mjetin e aderimit”, ka thënë Dimitrov.
Ai shtoi se rajoni nuk ka shumë kohë dhe nuk ka të drejtë në gabime. “Kemi betejë për t’i mbajtur të rinjtë në vend se për ta sot është më lehtë për të gjetur jetë evropiane jashtë vendit, sesa të qëndrojnë dhe të luftojnë me ne për jetë evropiane në atdheun e tyre”, theksoi Dimitrov.
Lidhur me Shqipërinë dhe aderimin e saj ndaj BE-së, Dimitrov tha se ajo që i duhet rajonit është një dinamikë pozitive dhe se si shtet do të dëshironin edhe Shqipëria të marrë vendim pozitiv politik, por se kjo nuk është në duart tona.
“Vizioni ynë për Ballkanin është se nuk mund të jemi shtet i gëzuar dhe i suksesshëm, nëse fqinjët tanë nuk janë mirë dhe interesi ynë egoist thotë se është mirë edhe Shqipëria të bëjë një hap përpara. Megjithatë ne nuk jemi ata që vendosin. Mendoj se në rajon na duhet një dinamikë pozitive. Esenca e procesit të aderimit është që çdo shtet të vlerësohet sipas arritjeve të veta. Unë jam i bindur se duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar. Ne sinqerisht jemi gëzuar kur Mali i Zi e bëri atë hap. Në samitin në Bukuresht në vitin 2008 ishim së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, Ne ishim të dëshpëruar për fatin tonë, por u gëzuam atëherë për tjetrin. Duhet të mësojmë që të gëzohemi për tjetrin dhe të ndihmojmë. Ne do të dëshironim edhe Shqipëria të gëzohet për suksesin tonë”, theksoi Dimitrov.
Ai sot në Sofje u takua edhe me kolegen e tij bullgare Ekaterina Zakharieva me të cilën, siç deklaroi, kanë biseduar edhe për implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Mickoski: Do të ishte tradhëti nëse do të thoja se çështja maqedonase ka përfunduar
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Gjykata Speciale, ish-mjeku i KFOR-it: Raporti për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren, nuk sjell përfundim që kryerësit e krimit ishin shqiptarë
Haradinaj pritet në Pentagon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar