LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Përgjimet e BILD delegjitimuan qeverinë dhe vet mbajtjen e zgjedhjeve (Video)

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Përgjimet e BILD delegjitimuan qeverinë dhe vet mbajtjen e zgjedhjeve (Video)

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka thënë se zgjedhjet lokale në Shqipëri do të duhej të shtyheshin për një kohë tjetër për të mos cenuar sigurinë kombëtare.

Lauka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai personalisht ka pasur dyshime për aksionin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet.

“Argumentet e tyre për këtë vendim kanë qenë të diskutueshme sepse sipas normave demokratike një Qeveri largohet nga pushteti me votë e jo me protesta në rrugë, sado masive qofshin ato kërkesa. Këto janë anët formale”.


Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë thotë se pas disa zhvillimeve që kanë ndodhur ndërkohë ai ka ndryshuar mendim dhe sot thotë se të dielën nuk duhet të ketë zgjedhje në Shqipëri.

“Publikimi i përgjimeve nga BILD e ka delegjitimu vet Qeverinë Rama dhe vet zgjedhjet. Unë si zgjedhës para se të shkoj të votoj duhet të kem siguri se vota ime do të shkojë ashtu si është e jo të manipulohet”.

Lauka thotë se pavarësisht se përgjimet ende nuk janë vërtetuar nga ndonjë gjykatë, dyshimet janë të mjaftueshme për të si qytetar i Republikës së Shqipërisë për të mos iu drejtuar kutive të votimit.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë thotë se mbajtja eventuale e zgjedhjeve ditën e diel do ta dobësonin sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

“Siguria kombëtare është elementi i parë që duhet t’i shqetësonte institucionet shtetërore dhe partitë politike”, tha ndër të tjera Islam Lauka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori