LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Do t’i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Ahmeti: Do t’i thërras Mustafën e Kurtin në takim për rrëzimin e Qeverisë (Video)

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj deklaratave të Avdullah Hotit se “PSD duhet të kërkojë falje pas vendimit të Kushtetueses”.

Ai ka thënë se nuk mund të kërkojë falje pse kanë dashur ta bashkojnë spektrin politik.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK duhet të qëndrojë me opozitën dhe t’i jap nënshkrimet për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.


“Unë në javët në vijim do t’iu bëj ftesë Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për një takim, qëllimi i së cilit do të jetë rrëzimi i Qeverisë. Nëse e kanë për një mend rrëzimin e qeverisë. Ne duam ta rrëzojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PSD-së thotë se deri më tani dy partitë tjera opozitare më shumë rrëzimin e Qeverisë e kanë përdorur për propagandë.

“Me mos votim të buxhetit nuk rrëzohet Qeveria. Është e vështirë hipotetikisht të shpjegohet e çfarë do të ndodhte nëse ne nuk do ta kishim votuar buxhetin, sepse Lista Serbe do të kishte kërkuar kompromise tjera në dëm të Kosovës”.

Ahmeti: Tani më nuk ka asnjë pengesë që Thaçi me Vuçiqin të diskutojnë për kufijtë (Video)
Lexo po ashtu Ahmeti: Tani më nuk ka asnjë pengesë që Thaçi me Vuçiqin të diskutojnë për kufijtë (Video)

Kryetari i Prishtinës thotë se Qeveria nuk rrëzohet pa mocion të votëbesimit.

“A mendoni ju se kjo Qeveri do ta rrëzojë veten? Ne i kemi numrat me Listën Serbe, por nuk po duam ta rrëzojmë bashkë me të…Nuk duam sepse jemi në luftë tregtare me Serbinë dhe Lista Serbe po thotë “Ramush Haradinaj i ka bërë dëme Serbisë dhe ne jemi të gatshëm me rrëzu. Politikisht për ne është e papranueshme të rrëzojmë Qeverinë për shkak të tarifës”.

Ahmeti thotë se opozita mund t’i gjejë katër deputetë brenda pozitës por deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për të komunikuar me NISMA-n apo deputetët të caktuar nga PDK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”

Lajme
Kalo në kategori