LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Takimi i fshehtë në Berlin i Avni Arifit, gabim jashtëzakonisht i madh i Ramush Haradinajt (Video)

Ahmeti: Takimi i fshehtë në Berlin i Avni Arifit, gabim jashtëzakonisht i madh i Ramush Haradinajt (Video)

Bashkëdrejtuesi i  deritanishëm i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti, ka thënë se takimi i fshehtë në Berlin që Avni Arifi ka bërë me palën serbe do t’i faturohet Ramush Haradinajt.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë takimi i fshehtë që ka bërë Avni Arifi në Berlin me Gjuriçin ka qenë një gabim i madh i kryeministrit Ramush Haradinajt.

“Mendoj se është gabim i jashtëzakonshëm i kryeministrit Haradinaj. As zoti Limaj nuk ka qenë i informuar për këtë takim. Nuk e di me çfarë kapaciteti ka shkuar atje Avni Arifi pasi është ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryetari i PSD-së thotë se ka qenë i njoftuar nga ambasadorët një javë para se takimi të zhvillohej por thotë se ka pritur të njoftohet nga Haradinaj pasi zyrtarisht ishte pjesë e grupit.

Ahmeti thotë se po të ishte në fuqi Ligji për dialogun, nuk do të kishte efekt ai takim në Berlin por pas vendimit të Kushtetueses takimi mund të merr kahje tjetër.

Kryetari i Prishtinës thotë se pas këtyre zhvillimeve nuk beson se Fatmir Limaj ka më vullnet të jetë pjesë e ndonjë ekipi negociator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori