LAJMI I FUNDIT:

Kia XCeed do të lansohet vetëm për tregun evropian (Foto)

Kia XCeed do të lansohet vetëm për tregun evropian (Foto)

Vjen një crossover i ri nga Kia, që ka dukje shumë të mirë

Me Soul, Niro, Sportage, Sorento dhe Telluride, Kia duket se nuk ka të ndaluar së lansuari crossover të ri, transmeton Telegrafi.

I fundit që del nga prodhimi, është shumë i pëlqyeshëm, me specifika që do të përmbushin dëshirat e çdo shoferi.


Makina e dizajnuar në Gjermani, do të prodhohet në Sllovaki, vetëm për tregun evropian dhe nuk shpërndahet në tregje tjera. Në Kia XCeed, varësisht nga kërkesa mund të vendoset motori me 1.0 litër apo 1.6 litra, që prodhon 113 apo 201 kuaj fuqi.

Varësisht nga opsioni i kërkuar, shpejtësia nga yero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrihet për 7.5 apo 11.4 sekonda, derisa maksimalja 185, respektivisht 220 kilometra në orë.

Deri në fund të vitit, XCeed, do të jetë në të gjitha pikat shitëse, që ka Kia nëpër Evropë. /Telegrafi/