LAJMI I FUNDIT:

Pickimi nga rriqrat, prin Prishtina – komuna e Malishevës e ka menaxhuar mirë (Video)

Pickimi nga rriqrat, prin Prishtina – komuna e Malishevës e ka menaxhuar mirë (Video)

Ndonëse numri i të pickuarve nga rriqrat në periudhën mars-qershor në Kosovë, ka shkuar në shifrën 338 raste, mjekët thonë se nuk ka vend për panikë.

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Lindita Ajazaj – Berisha, ka sqaruar për Telegrafin se shumica e të pickuarve sipas të dhënave, vijnë nga Komuna e Prishtinës, me 238 raste.

Sipas saj, Komuna e Malishevës, në këtë periudhë kohore, ka vetëm me 25 raste të pickimit të rriqrave, për të vazhduar me Fushë–Kosovën, Drenasin, Podujevën.


“Fatmirësisht nuk kemi ndonjë fluks të madh nga ky regjion, ku kjo komunë e ka menaxhuar shumë mirë këtë problematikë. Rastet që janë trajtuar, është bërë largimi i rriqrës, dhe janë paraqitur ankesa pas pickimit, ku kanë kërkuar ndihmë te ne”, ka shtuar ajo.

Doktoresha Ajazaj – Berisha ka theksuar se nuk ka vend për panikë.

“Në disa raste bëhet largimi i rriqrës nga vet ata që janë pickuar, por kjo kryhet edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF), ose vinë te ne e ju largojmë rriqrrat, duke i informuar se si duhet të reagojnë kur pësojnë komplikime në gjendjen e tyre shëndetësore”, ka thënë ajo.

Doktoresha Ajazaj – Berisha ka sqaruar se vetëm një rast i rëndë me ethe hemoragjike është paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK, por që sipas saj, falë angazhimit të stafit të klinikës dhe barnave, fëmija është lëshuar në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori