Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se me inicitativë të përbashkët LDK-së dhe VV-së, ekipi negociator u shpall kundërkushtetues.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se ekipi me nipër, dajë e akraba u zhbë.
Sipas tij, dialogu nuk mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria.
“Gjashtë muaj më parë, Ekipi Negociator i ishte kushtëzuar me votimin e buxhetit. Votimi i buxhetit i siguronte jetë Qeverisë PAN. Mosvotimi i tij nënkuptonte fund të skenës më të rëndë politike në vend. Buxheti ishte votuar. Në këmbim ishte ndërtuar një ekip me dhjetë burra e ca, që thonin se përfaqësonin Kosovën. Të dhjetë burrat bashkë s’përfaqësonin as 5-6% qytetarë. Kjo për ta kishte pak rëndësi.
Gjashtë muaj më pas – me inicitativë të përbashkët LDK dhe VV – siç dhe pritej nga secili me minimalisht dije për shtet, Ekipi Negociator u shpall kundërkushtetues. Dialogu s’mund të kontraktohet. Dialogu s’mund të delegohet. Dialogu s’mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria. Shteti s’është punë axhamizmi politik. Punët e shtetit megjithatë kanë një rend.
Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht”, ka shkruar në Facebook, Abdixhiku.
Kurse deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se LVV e konsideron të drejtë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka vlerësuar se është pranuar kërkesa e bërë nga deputetët e opozitës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes për Ligjin për Dialogun.
Haxhiu theksoi se LVV ka kundërshtuar edhe mënyrën se si ka shkuar procesi i dialogut.
Nërsa Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se kërkesa e bërë nga deputetë është pranuar, dhe se delegacioni shtetëror i cili është themeluar me Ligjin e kontestuar nuk është i paraparë me Kushtetutë dhe nuk i është paraparë brenda formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit