LAJMI I FUNDIT:

Deputetët sot votojnë ministrat e rinj

Deputetët sot votojnë ministrat e rinj

Me shumicën e votave pas një debati dhjetë orësh, Kuvendi shkarkoi dje ministrat e financave dhe vetëqeverisjes lokale, Dragan Tevdovski dhe Suhejl Fazliun dhe ministrin pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes Ohrit Hazbi Lika.

Gjatë seancës, deputetët konstatuan dorëheqjet e ministrave të bujqësisë dhe kulturës, Ljupço Nikolovski dhe Asaf Ademi, si dhe të ministrit të mjedisit Sadulla Duraku dhe ministri pa resor Zoran Sapuriq.

Në agjendën e vazhdimit të seancës së planifikuar për sot është emërimi i ministrave të rinj. Deputetët do të duhet të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit si ministër të ri të bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Husni Ismaili për Kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjen Lokale, Sadulla Duraku për Sistem Politik dhe Marrëdhëniet në mes Bashkësive.


Debati për rikonstruimin e propozuar të qeverisë dje kaloi me një debat të ashpër me akuza dhe kundër akuza në mes pozitës dhe opozitës kuvendare. Deputetët konfrontuan gjithashtu edhe për investimet kapitale, marrëveshjen e Prespës dhe proceset e integrimit evropian të vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori