Doktori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami ka thënë se fitoren më të thellë në Stamboll kandidati i partisë së Erdoganit e shënoi në vendin me popullësi që kanë shumicë shqiptare.
Bajrami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Binali Yildirim nga partia e Erdoganit më së shumti vota përballë kundërkandidatit të tij ka marrë në Arnautkol.
“Vendi në të cilin ka marrë më së shumti vota Yildirim është Arnautkol. Ky vend ka popullsi shumicë shqiptare. Aty kandidati i Erdoganit ka marrë mbi 60 % të votave. Mendoj se edhe ky fakt flet”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Doktori i Shkencave Islame thotë sipas analizave të bëra nga Stambolli, janë konsideruar dy shkaktarë të humbjes së kandidatit të Erdoganit.
“E para: Tendenca dhe përpjekja këmbëngulëse e AKP-së për të përsëritur zgjedhjet në Stamboll. Dhe e dyta: Një numër i madh i votuesve, që janë mbi 2 milionë, kanë qenë gjatë kësaj kohe në pushime, janë detyruar të kthehen në Stamboll për të votuar. Ata kanë pasur një hidhërim hezitues dhe nuk ia kanë dhënë votën AKP-së”.
Bajrami thotë se sondazhet kredibile në Turqi kanë parashikuar fitoren e Imamoglut madje ai shton se edhe vet dy ditë para zgjedhjeve kishte bërë një shkrim ku tha se Yildirim do ta kishte të vështirë ta fitojë Stambollin.
Doktori i Shkencave Islame thotë se ekonomia ka ndikuar në këtë rënie të Erdoganit, por sipas tij edhe disa thyerje të mëdha që kanë ndodhur në AKP kanë ndikuar në rezultatin e Stambollit.
“Largimi i Davutoglu nga AKP, sipas njohësve të mirë të Turqisë, i përngjanë largimit të Erdoganit nga partia e dikurshme e Erbakanit. Frika e AKP-së dhe Erdoganit që ish-kryeministri Ahmet Davutoglu po rrëshqet butësisht karshi Lindjes së Mesme, karshi Ballkanit dhe karshi FETO-s [Gulenistëve] ndikoi që në një nga mbledhjet e AKP-së në mënyrë unanime në të ardhmen të mos jetë pjesë ë partisë”, tha Bajrami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe