LAJMI I FUNDIT:

Gëzim Kelmendi: Rezultati i Stambollit, përgjigjja më e çartë për të gjithë ata që akuzuan Erdoganin si diktator (Video)

Gëzim Kelmendi: Rezultati i Stambollit, përgjigjja më e çartë për të gjithë ata që akuzuan Erdoganin si diktator (Video)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, ka komentuar humbjen e Stambollit nga ana e partisë së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në botë shumë rrallë ndodh që zgjedhjet lokale të determinojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, dhe sipas tij edhe në Turqi vështirë se zgjedhjet e Stambollit të kenë ndikim në popullaritetin e Erdoganit.


Kryetari i partisë Fjala thotë se edhe në Kosovë, PDK-ja në periudha të caktuara kohore nuk ka qeverisur me qytetet e mëdha të Kosovës përfshirë edhe Prishtinën, por nuk është rrëzuar nga pushteti qendrorë.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës ka thënë se rezultati i zgjedhjeve në Stamboll ishte mesazh i çartë se në Turqi ka demokraci.

“Fitorja e partisë opozitare CHP në Stamboll është përgjigja më e çartë për të gjithë ata që e kanë akuzuar në Turqi dhe në botë se ai është diktator dhe autokrat…Kjo jep të kuptoj se atje nuk ka diktaturë por ka demokraci se fitoj vota e qytetarit”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kelmendi ka thënë se me ardhjen e Erdoganit në pushtet Turqia ka shënuar rritje të madhe ekonomike.

Sipas tij edhe numri i sulmeve terroriste në botë ka rënë shumë falë angazhimit të presidentit turk, Erdogan.

“Erdogan ka mbështetur edhe Kosovën edhe në aspektin ekonomik edhe atë diplomatik duke lobuar për njohje. Erdogan edhe tash po e ndihmon shumë Kosovën në ndërtimin e ushtrisë”, tha ndër të tjera Gëzim Kelmendi./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori