Kuvendi i Republikës së Kosovës, po vazhdon avazin duke mbajtur seanca të jashtëzakonëshme. Kështu Kuvendi nesër pritet të mbajë dy seanca të tilla.
Në kalendarin e vendosur në web faqen e Kuvendit të Kosovës mund të shihet se gjatë ditës së enjte, seanca e parë e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës – votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Ndërsa në orën 11:00 do të mbahet seanca e dytë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës. Aty do të diskutohet për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovë.
Po ashtu edhe të premtën pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur deputetja e LVV-së, Albulenë Haxhiu.
Ajo në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se të premten mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndërprerjen e monopolit në homologim
“Me kërkesë të opozitës, të premten mbahet seanca e jashtëzakonshme për ndërprerjen e monopolit në homologim”, ka shkruar Haxhiu.
Mirëpo sipas njohësve të çështjeve politike, mbajtja e këtyre seancave të jashtëzakonëshme efektin e ka zero.
Analisti politik, Belul Beqaj, në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se Kuvendi po shndërrohet në teatër të skenarëve dhe të protagonistëve.
Sipas tij mbajtja e këtyre seancave ka ndikim propagandistik.
“S’ka dilemë. Kuvendi është jo funksional dhe nga tema në temë po shndërrohet në teatër të skenareve dhe protagonistëve që kanë për synim promovimin e ideve, intereseve partiake dhe personale më shumë, se sa që është rregullator funksional dhe mbikëqyrës i demokracisë dhe pluralizmit politik. Këto nuk do të ishin humbje kohe, sikur Kuvendi t’i realizonte detyrimet progarmore dhe kushtetuese. Pasi që në këtë kuptim ka dështuar, atëherë edhe këto seanca kanë ndikim të kufizuar dhe propagandistik”, ka thënë ai.
Beqaj ka thënë se opozita nuk duhet t’i trajtojë vetëm disa tema të jashtëzakonëshme, pasi që sipas tij është e rëndësishme që Kuvendi t’i kryej edhe detyrimet e planifikuara.
“Është plotësisht e natyrshme që opozita kërkon seanca të jashtëzakonëshme. Por, opozita nuk duhet t’i trajtojë kryesisht vetëm temat e jshtëzakonshme, ngase më e rëndësishme është që parlamenti t’i kryej detyrimet e planifikuara, meqë shumë tema të jashtëzakonshme e kanë burimin në mosfunksionalitetin e Kuvendit”, është shprehur ai.
Ndërsa sipas organizatave të cilat monitorojnë punën e Kuvendit, mbajtja e seancave të jashtëzakonëshme është bërë praktikë ku asnjë seancë në mungesë kuorumi nuk përfundon në ditën që fillon.
Agnesa Haxhiu nga KDI në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se nga janari deri në qershor Kuvendi ka mbajtur 11 seanca të jashtëzakonëshme.
“Për Kuvendin e Kosovës tashmë është bërë praktikë që për mungesë kuorumi asnjë seancë që nisë të mos përfundojë po atë ditë, dhe aktualisht Kuvendi ka ende pika që janë shqyrtuar në seanca të muajit tetor të 2018. Numri i madh i seancave të jashtëzakonshme të mbajtura për këtë periudhë që gjithsej janë 11 të tilla (janar – qershor), ka lënë anash zhvillimin e seancave plenare me një sërë pikash që kanë mbetur të papërfunduara që nga muaji tetor i vitit 2018”, ka thënë ajo.
Haxhiu ka theksuar se në anën tjetër Kuvendi i Kosovës ka mbajtur numër më të vogël të seancave plenare në krahasim me ato të jashtëzakonshmet.
“Për periudhën janar – maj, Kuvendi ka zhvilluar pesë seanca plenare dhe shtatë vazhdime të këtyre seancave, numër ky shumë më i vogël se seancat e jashtëzakonshme të mbajtura për këtë periudhë kohore. Gjashtë nga 11 seanca të jashtëzakonshme, që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe, kanë qenë debate parlamentare. Asnjë prej debateve parlamentare, për çka kryesisht janë thirrur seancat e jashtëzakonshme të mbajtura, nuk kanë përfunduar për shkak të mungesës së kuorumit për të votuar rezolutat/rekomandimet e nxjerra nga këto debate, si dhe për shkak të mungesës së koordinimit mes grupeve parlamentare për harmonizim të rezolutave/rekomandimeve të propozuara”, ka theksuar ajo.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se mungesa e kuorumit po e pamundëson marrjen e vendimeve jo vetëm në seancat e Kuvendit por edhe në komisionet parlamentare.
“Bllokimi i shumë pikave dhe mos përfundimi i një sërë seancash të hapura prej muajsh, sidomos pikat që kanë për shqyrtim projektligjet në parim të cilat nuk po arrijnë të votohen për mungesë të kuorumit ka ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe në dinamikën e ulët të punës edhe tek komisionet parlamentare në procesin e amendamentit të projektligjeve meqë të njëjta nuk po arrijnë të marrin aprovim në parim në seancë. Mungesa e kuorumit po e pamundëson marrjen e vendimeve jo vetëm në seancat e Kuvendit por edhe në komisionet parlamentare. Mungesa e kuorumit, ndonëse më pak e theksuar se në seanca, ka bërë që disa mbledhje me radhë të dështojnë”, është shprehur Haxhiu.
Kujtojmë se para dy ditësh (e hënë) Kuvendi mbajti seancë të jashtëzakonshme për raportin e Komisionit hetimor për çështjen e dëbimit të shtetasve turq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite