LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj më 1 korrik në Francë për liberalizimin e vizave

Haradinaj më 1 korrik në Francë për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka biseduar rreth liberalizimit të vizave për kosovarët dhe procesin e integrimit.

Pas takimit që ka zhvilluar me ambasadorin francez, Haradinaj ka paralajmëruar se me 1 korrik, do të takohet edhe me ministrin e Brendshëm të Francës, Chistophe Castaner, për liberalizimin e vizave, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se takime do të ketë edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës.


Shkrimi i plotë: 

“Më 1 Korrik, do të takohem me Ministrin e Brendshëm të Francës Christophe Castaner, për liberalizimin e vizave.

Prita sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert me të cilin diskutuam për vizitën time zyrtare në Paris dhe takimin me Ministrin e Brendshëm Castaner.

Me qëllim të koordinimit dhe avancimit të agjendës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe integrimin europian, partneritetit bilateral politik dhe ekonomik me Francën, Qeveria ka finalizuar përgatitjet dhe argumentet e saja, të cilat ia paraqita Ambasadorit Chabert dhe të cilat do t’i paraqesim edhe para zyrtarëve francez. Në këtë vizitë do të zhvilloj takime edhe me përfaqësues të tjerë institucional dhe politik të Francës, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe kërkimin e mbështetjes për avancimin e agjendës evropiane të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori