LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Antikorrupsion: Kryeministri nuk mund të jetë edhe ministër i Financave (Foto)

Komisioni për Antikorrupsion: Kryeministri nuk mund të jetë edhe ministër i Financave (Foto)

Para fillimit të seancës së sotme, Komisioni për Antikorrupsion i dërgoi një njoftim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën thuhet se zgjedhja e kryeministrit si Ministër të Financave është në konflikt të interesit, përcjell “Nova”.

Komisioni për Antikorrupsion në një letër i referohen Ligjit për konfliktin të interesit në të cilin thuhet se funksioni i kryeministrit është i papajtueshëm me funksionet e tjera publike.

Pritet që Qeveria të tërheq propozimin e Zaevit, që ai të jetë edhe ministër i Financave, por nuk dihet nëse Tevdovski do të vazhdojë të udhëheq me këtë resor, si ministër i Financave./Telegrafi/