LAJMI I FUNDIT:

Ilir Berisha i bën vetës dhuratë për ditëlindje, gol dhe fitore e thellë në udhëtim

Ilir Berisha i bën vetës dhuratë për ditëlindje, gol dhe fitore e thellë në udhëtim

Ilir Berisha është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Pas problemeve me lëndime që pati dy vite më parë, Berisha po luan rregullisht tani në skuadrën suedeze Vasteras SK.


Berisha që ka qenë reprezentues i rregullt i Kosovës deri në vitin 2016 është kapiten i skuadrës Vasteras.

Prishtinasi ka mbushur 28 vite ditën e martë (25.06) dhe në këtë ditë ai kishte një ndeshje të rëndësishme me klubin e tij.

Vasteras ishte mysafir i skuadrës Dalkurd ku ka marrë një fitore të thellë me rezultat 1-6.

Serinë e golave e hapi pikërisht kapiteni Ilir Berisha që shënoi në minutën e pestë të takimit duke i bërë dhuratë vetës për ditëlindje.

Berisha është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, ndërsa Vasteras me këtë fitore nëntë në tabelë me 18 pikë dhe me gjasa të mira për ta zënë një pozitë për inkuadrim në elitën e futbollit suedez.

Klubi bardh e gjelbër synon që të ta zë njërën nga pozitat dy dhe tre që do ta inkuadronin skuadrën në Superligën suedeze.

Kujtojmë që Berisha ka dalë nga akademia e Prishtinës, derisa karrierë ka bërë në Suedi tek skuadrat Orebro, Gefle dhe së fundmi Vasteras.

28-vjeçari ka pasur një aventurë edhe te Flamurtari i Vlorës, por që u largua nga skuadra shqiptare pas problemeve me paga aty.

Berisha ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe pastaj Përfaqësueses së Kosovës, ku nga viti 2014 deri më 2016 ishte një titullar i padiskutueshëm.

Forma e mirë e tij mund të bëjë që selektori i Kosovës, Bernard Challandes ta ftoj në ndeshjet e shtatorit duke parë numrin e paktë të qendërmbrojtësve tek Kosova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori