LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë: Çiftet të jenë të qeta, embrionet e tyre të konfiskuara janë të sigurta (Video)

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë: Çiftet të jenë të qeta, embrionet e tyre të konfiskuara janë të sigurta (Video)

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, Jakup Ismaili, ka thënë se bastisjet e disa spitaleve private dhe konfiskimi i embrioneve të pacientëve të këtyre spitaleve janë bërë për shkak të shkeljeve të udhëzimit administrativ.

Ismaili, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se embriologu i njërit prej këtyre spitaleve nuk dinte për asnjë regjistër se çfarë ka brenda “tankut” të konfiskuar.

Ai ka thënë se QKUK ka dhomën që i plotëson kushtet higjienike për ruajtjen e materialit të konfiskuar nga aksioni i prokurorisë.


“Dhoma është e mbyllur dhe ka qasje vetëm biologu që është i përgatitur në sferën e riprodhimit human… Unë them me përgjegjësi të plotë se çifti bashkëshortor që kanë dhënë embrionet të jenë të sigurt se deri tash embrionet e tyre janë të ruajtura mirë dhe të i plotësojnë kushtet për riprodhim”.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë ka thënë se embrionet mund të ruhen në një afat deri në pesë vite, por sipas tij prindërit mund të kërkojnë të shtyhet ky afat edhe për vite të tjera.

“Nëse nuk lajmërohet askush, ne kemi të drejt t’i ruajmë deri në pesë vite”, tha ai.

Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë (Video)
Lexo po ashtu Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë (Video)

Ismaili thotë konfiskimi i këtyre materialeve është bërë në prani të Inspektoratit Policor, Inspektoratit Shëndetësor, embriologut të spitaleve përkatëse dhe embriologut të QKUK-së dhe sipas tij gjithçka është bërë në pranim-dorëzim.

Dosja IVF, Kërveshi: Shteti me taksat tona në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private (Video)
Lexo po ashtu Dosja IVF, Kërveshi: Shteti me taksat tona në vend të insulinës do të paguajë dëmin që u ka bërë spitaleve private (Video)

Fertilizimi in vitro (IVF) është një metodë e trajtimit të përdorur kur çiftet nuk mund të lindin fëmijë pavarësisht marrëdhënieve seksuale të rregullta të pambrojtura. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori