Avokati Kujtim Kërveshi ka thënë se është shumë shqetësuese që shteti i Kosovës shpall akte administrative të një niveli jo profesional.
Kërveshi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, duke diskutuar për veprimet e prokurorisë ndaj Spitalit Special ‘Bahçeci’ dhe Klinikës Amerikane – Dr. Behar Kusari ka thënë se gjatë inspektimit janë bërë shumë shkelje.
“Unë shqetësohem si avokat dhe si taksapagues, se nesër këto klinika dhe sidomos ato që kanë investime nga jashtë kanë të drejtën ligjore që Republikën e Kosovës ta vendosin para një tribunali për investitor të huaj dhe pastaj nga taksat tona të varfra, në vend se të blihet insulinë, do të kompensohet dëmi që u është shkaktuar atyre [institucioneve private]”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Avokati i këtyre spitaleve ka thënë se këto institucione shëndetësore nuk kanë vepruar rastësisht, por kanë pasur licencë dhe autorizim për të ushtruar atë aktivitet.
Kërveshi ka thënë se Ligji ka përcaktuar disa dispozita se kush mund të jetë inspektor për të inspektuar këto institucione private shëndetësore.
“Ligji kërkon që inspektorët duhet të jenë mbi nivelin e subjektit që inspekton. Unë nuk njoh që ndonjëri nga inspektorët të ketë pasur këtë nivel… Inspektorati Shëndetësor nuk i ka plotësuar kriteret e kërkuara me ligj… Inspektorët duhet të kenë përvojë së paku pesë vite në fushat relevante”, tha Kërveshi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit