LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë (Video)

Berisha: Pas aksionit të prokurorisë, personat që shpresojnë të bëhen prindër përmes IVF as embrionet nuk i kanë ditur ku i kanë (Video)

Avokati Besnik Berisha ka thënë se me rastin e Spitalit ‘Sirona’ prokuroria ka bërë shkelje flagrante, me ç’rast ai thotë se ka denoncuar prokurorin e çështjes për inicimin e procedurës disiplinore.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prokuroria ka gënjyer kur kanë deklaruar për trafikim të qelizave nga Spitali ‘Sirona’.

“Kanë kujtuar se qelizat janë sikur domatet dhe i fut në një paku dhe i fut në autobus dhe i pret tjetri atje. Pra idenë, logjikën nuk e kanë pasur”, tha Berisha, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se në gjithë botën personat arrestohen pas një hetimi për dyshime për vepra penale, ndërsa në këtë rast ka ndodhur e kundërta.

“Këtu i kanë arrestuar e pastaj duan t’i hetojnë”, tha Berisha, duke shtuar se edhe personeli i inspektoratit ka qenë i pakualifikuar për “zanatin e ushtruar atë ditë”[kur është bastisur spitali në fjalë]”.

Avokati ka thënë se me ato veprime shteti ka zbehur edhe atë besim kanë pasur qytetarët për këtë shërbim që bëhet në Kosovë.

“Shteti nuk ka kushte për mbajtjen e embrioneve që kanë marrë [nga spitali në fjalë]. Ata nuk kanë as lista [se kush ka deponuar embrionet për t’u bërë prind në të ardhmen].

“Është përgjegjësi e madhe t’i thuash një prindi që shpresat i ka te IVF se ne t’i kemi marre embrionet që as adresën ku janë nuk e dinë”, tha ndër të tjera Besnik Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori