LAJMI I FUNDIT:

Autobusët nuk po respektojnë stacionet për nisjet ditore (Video)

Autobusët nuk po respektojnë stacionet për nisjet ditore (Video)

Vetëm gjysma e kapacitetet sa ka stacioni i autobusëve për nisje ditore, po shfrytëzohet nga kompanitë e transportit. Linjat e autobusëve sidomos për Podujevë, nuk e shfrytëzojnë fare stacionin, duke u arsyetuar se humbin udhëtaret.

Ragip Guraziu po pret autobusin, i cili çon për qytetin e Podujevës. Ai thotë se ky vendndalim nuk është sipas rregullave por për udhëtaret është vend i përshtatshëm.

“Ka mundësi që pesë deri gjashtë herë në muaj pres në këtë vend për autobus. Çdoherë e pres në këtë vend. Ka nevojë që këtu të ketë stacion të autobusëve por për momentin nuk po shkon sipas rregullave. Rregullat e kërkojnë që duhet shkuar në stacion. Ashtu është në gjithë botën”, thotë për RTV Dukagjinin, Ragip Guraziu.


Kompanitë nga komuna e Podujevës, sipas koordiatorit i ndërrimit në stacionin  e  autobusëve në Prishtinë, Sheqir Abazit, nuk e shfrytëzojnë ndalimin në stacion, por gjejnë rrugë alternative. Kjo ka bërë që të mos të realizohen rreth 50% e nisjeve ditore nga stacioni.

“Kemi kapacitetet që t’i shërbejmë pa asnjë problem rreth 800 nisje në ditë. Ju informojë që nga stacioni i autobusëve operojnë mesatarisht 460 nisje në ditë”, shprehet Sheqir Abazi, përcjell Telegrafi.

Por linjat e rregullta i mban kompania “Ariani” nga Mitrovica.

“Ne e mbajmë linjën katër herë në ditë duke filluar nga ora 8:30 dhe çdo herë futemi në stacion”, shprehet Behar Beka nga kompania “Ariani”.

Në ministrinë e infrastrukturës janë të licencuara më shumë se 700 kompani të cilat operojnë nga stacioni i autobusëve. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Kalo në kategori