Dështimi i Samitit të Parisit ka shuar shpresat që të ketë përafrim të qëndrimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njohësit e integrimeve evropiane thonë se gjasat janë minimale për arritjen e një marrëveshjeje brenda këtij viti, por që kanë qëndrime të kundërta në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në dialog.
Njohësit e çështjeve politike thonë se dështimi i “Samitit të Parisit” ka shuar gjasat që të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale e mes Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti.
Visar Xhambazi nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike thotë se për tu arritur një marrëveshje me Serbinë, përfshirja e SHBA-së në dialog duhet të jetë e pashmangshme.
“Mendoj se një gjë është e sigurt. Pa përfshirjen e SHBA në dialog nuk ka marrëveshje sepse BE-ja nuk ka kapacitet dhe unitet që ta krijoj një unitet të tillë. Si në çdo vend të botës Palestinë-Izrael, Iran apo Kosovë, përfshirja e SHBA e jep atë “vulën” e fundit që marrëveshja të jetë vitale dhe e qëndrueshme në kohë”, thotë për RTV Dukagjini Visar Xhambazi.
Njohësi i integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se SHBA-ja nuk duhet të marr rolin zyrtarë në udhëheqjen e dialogut, pasi sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është problem evropian.
“Duke pasur parasysh dy elemente: Fqinjësia e mirë është një kriter zyrtar i Bashkimit Evropian dhe Kosova e Serbia kanë për synim strategjik Bashkimin Evropian. Prandaj nuk u shkon përshtati as Kosovës e as Serbisë që të ketë kushdo tjetër rolin kyç përpos Bashkimit Evropian”, tha Demush Shasha, përcjell Telegrafi.
Në fund të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump, i pati dërguar një letër presidentit të Kosovës HashimThaçit, ku ndër të tjera i pati bërë thirrje për unitet në dialogun me Serbinë dhe që të dy vendet duhet ta shfrytëzojnë momentumin për arritjen e një marrëveshje, pasi në të kundërtën, sipas Trump do të ishte një kthim tragjik mbrapa./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëI reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri
Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën